LAJMI I FUNDIT:

I dyshuari theu kompjuterin gjatë seancës, intervenohet për ta ndaluar (Video)

I dyshuari theu kompjuterin gjatë seancës, intervenohet për ta ndaluar (Video)

Sigurimi i një salle gjyqi në Washington të Shteteve të Bashkuara, kanë intervenuar për ta ndaluar një të dyshuar, i cili theu një kompjuter dhe rrëzoi disa gjësende.

Nuk dihen motivet apo caku që kishte ky njeri, që po akuzohej për shkallë të tretë të dhunimit seksual, transmeton Telegrafi.


“Gjithçka përfundoi me shpejtësi, dëmet janë nën njëmijë dollarë”, është thënë shkurt lidhur me rastin.

Ngjarja që ndodhi papritmas, ka hapur pista të reja hetimi mbi të dyshuarin, që dyshohet të ketë edhe prirje tjera kriminale. /Telegrafi/