LAJMI I FUNDIT:

I dyshuari i lëndës ”Fortesa”, Goran Grujoski, mbetet në burg shtëpiak

I dyshuari i lëndës ”Fortesa”, Goran Grujoski, mbetet në burg shtëpiak

Gjykata e Apelit e ka shpallur veten si jokompetente, në lidhje me ankesën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) ndaj vendimit të Këshillit penal të gjykatës së Shkupit për ndryshimin e masës së ndalimit të Goran Grujoskit, i dyshuari kryesor në lëndën ”Fortesa”, nga paraburgimi në burg shtëpiak, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Burime të TV Telma nga Gjykata e Apelit, vërtetojnë mbetjen në fuqi të vendimit të Këshillit penal, pra i dyshuari Grujoski të mbetet në burg shtëpiak. Më herët Gjykata e Shkupit pranoi kërkesëne PSP-së për paraburgim 30 ditorë të Grujoskit, i cili dyshohet se ka shkatërruar pajisjet për përgjim dhe falsifikim të dokumenteve.