LAJMI I FUNDIT:

Dyshohet se vodhën një veturë, arrestohen dy të mitur

Dyshohet se vodhën një veturë, arrestohen dy të mitur
Foto: Ilustrim

Dy të mitur janë arrestuar nga Policia e Kosovës të hënën pas mesnatës, pasi dyshohet se kanë vjedhur një veturë në fshatin Reshan të Suharekës.

Policia njofton se vetura është gjetur dhe i është kthyer pronarit, teksa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.


“Fsh. Reshtan, Suharekë 23.08.2021 – 00:07. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar të mitur, pasi që ditë më parë kishte vjedhur veturën e viktimës mashkull kosovar. Vetura i është kthyer pronarit. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/