LAJMI I FUNDIT:

Dyshohet se vodhën mbi 117 mijë euro në zyrat e KEDS-it, Policia kërkon ndihmë për gjetjen e dy personave

Dyshohet se vodhën mbi 117 mijë euro në zyrat e KEDS-it, Policia kërkon ndihmë për gjetjen e dy personave

Dy persona po kërkohen nga Policia e Kosovë  pasi dyshohet se kanë kryer një grabitje në zyrat e KEDS-it në Prizren.

Policia njofton se grabitja është raportuar më 1 mars të vitit 2021. Të dyshuarit nën kërcënimin e armëve kishin arritur të vjedhin 117 mijë e 271 euro dhe më pas ishin larguar në drejtim të shkollës “Mati Logoreci”.


“Me datë 01.Mars 2021, rreth orës 15:03 në Stacionin Policor Prizren është raportuar për rast ‘Grabitje’ ne zyrat e KEDS-it. Rastit në vendin e ngjarjes në Rr.Zahir Pajaziti i janë përgjigjur njësitet policore relevante, të cilat kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale – hetimore”.

“Dy persona të dyshuar nën kërcënimin e armëve kanë arritur që nga aty të ‘Vjedhin’ një shumë parash prej 117.271.86 euro. Pas veprës së kryer, të dyshuarit largohen në drejtim të shkollës ‘Mati Logoreci’”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje, bëhet e ditur se lidhur me rastin e ndodhur, nga ana zyrtarëve policorë te Sektori Rajonal i Hetimeve është punuar intensivisht në drejtim të zbulimit të identitetit të personave të dyshuar.

“Përkundër përpjekjeve të bëra, deri tani nuk është arritur që të identifikohen të dyshuarit dhe të lokalizohet vendqëndrimi i tyre. Me qëllimin që vendndodhja e të dyshuarave dhe identiteti i tyre të zbulohet sa më parë, nga ana e Prokurorit të Shtetit lëshohet autorizim për publikimin e fotografive dhe video incizimeve të mara nga kamerat e sigurisë”.

“Andaj, kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët që nëse kanë çfarëdo informate apo dinë diçka për vendndodhjen e të dyshuarve, të raportojnë Policinë Rajonale në Prizren, apo në cilindo stacion të policisë në Kosovë”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori