LAJMI I FUNDIT:

Lipjan, policia inicon rast ndaj 51-vjeçarit që dyshohet se gjuajti me armë

Lipjan, policia inicon rast ndaj 51-vjeçarit që dyshohet se gjuajti me armë

Policia e Kosovës ka intervenuar pasditen e së hënës në Shalë të Lipjanit, pasi është raportuar për gjuajtje me armë zjarri.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.


Borovci njoftoi se Policia ka identifikuar të dyshuarin 51 vjeçar, F.Sh, ndaj të cilit është inicuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armës.

“Sot rreth orës 16:00 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në fshatin Shalë të komunës së Lipjanit. Policia me shpejtësi ka trajtuar informatën  dhe ka dalë në vendin e ngjarjes. Veprimet operativo-hetimore kanë rezultuar me identifikimin e të dyshuarit  F. Sh, mashkull, 51 vjeç, nga i cili është sekuestruar: Një revole me gaz, e tipit EKOL, kalibrit 9mm, si dhe gjashtë copë fishek”, tha Borovci.

I dyshuari është intervistuar nga ana e policisë dhe është proceduar më tutje në përputhje me rekomandimet e  prokurorit të shtetit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori