Dyshohen për prostitucion, arrestohen dy femra dhe një mashkull në Prishtinë


Tre persona janë arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale prostitucion.
Sipas Policisë, të arrestuarit janë një mashkull dhe dy femra, nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të lartë cekur.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
31/08/2019





































