Dyshja shqiptare shkëlqen te Rubin Kazani: Shënon Mirlind Daku e asiston Nazmi Gripshi

Rubin Kazani është në epërsi te Baltika pas pjesës së parë në Superligën e Rusisë.
Ishte Mirlind Daku që e zhbllokoi epërsinë me një gol me kokë pas një harkimi të shqiptarit tjetër, Nazmi Gripshi.
Gripshi e gjeti për mrekulli qendërsulmuesin pas një rivendje këndore, me këtë të fundit që e mposhti lehtësisht portierin vendas.
🇦🇱⚽️🅰️ Mirlind Daku scores his first goal after injury. Nazmi Gripshi with the assist. pic.twitter.com/a0lb8wLpV6
— Illyrian Footy 🇦🇱 (@IllyrianFooty) May 2, 2026
Ky është goli i 10-të i Dakut në Superligën e Rusisë, shifër që mund të ishte shumë më e lartë, megjithatë sulmuesi nga Gjilani ka pasur lëndime të shumta këtë periudhën e fundit./Telegrafi/

Nga
Telegrafi
38 minutes ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































