LAJMI I FUNDIT:

Dyshimet për keqpërdorime, Ministri pezulloi sekretarin e MTI-së pak para shkarkimit

Dyshimet për keqpërdorime, Ministri pezulloi sekretarin e MTI-së pak para shkarkimit

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani që u shkarkua të mërkurën me kërkesë së partisë së tij, kishte marrë një vendim të rëndësishëm brenda MTI-së vetëm disa ditë më parë.

Burim Rreci, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së tregtisë dhe Industrisë ishte suspenduar nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani nën akuzat për ndërhyrje në tenderë, ndër tjerash.

‘Kallxo’, ka siguruar vendimin e Hasanit për suspendimin e Rrecit ku nuk përmendet kohëzgjatja e supsendimit.

“Për shkak të paaftësisë profesionale dhe keqadministrimit që kanë rezultuar me shkelje sistematike… Po ashtu për involvim të drejtpërdrejtë në grante e tendere si dhe ushtrim i presionit mbi komisionin me rastin e emërimit të shërbyesve civilë”, thuhet në vendim.

Rrecaj ishte emëruar sekretar i përgjithshëm i MTI-së nga qeveria e Kosovës përkundër që nuk i kishte plotësuar kushtet minimale për të qenë në atë pozitë, sipas vlerësimit të partnerit të Ambasadës Britanike.

Zgjedhja e tij në krye të shërbyesve civil të MTI-së kishte ngjallur reagime edhe të shoqërisë civile.

“Burim Rreci, i cili është zgjedhur nga qeveria si sekretar i përgjithshëm, ishte renditur i katërti me pikë. Ai arriti që të përfshihet në listën e tre kandidatëve të cilat MAP-i i ka dërguar në qeveri vetëm pas largimit nga procesi në mënyrë të pashpjegueshme të njërit prej kandidatëve”, thuhet në reagimin e përbashkët”, thuhej në reagimin e këtyre organizatave.

Zgjedhja e Rrecajt sekretar i përgjithshëm i MTI-së ishte njëra nga proceset e prokurimit me të cilin nuk ishin ndarë të kënaqur Ambasada Britanike, e cila po e ndihmon Qeverinë dhe Kuvendin në procese të rekurimit për pozitat e larta.

Bajram Hasani, ish-Ministër i Tregtisë dhe Industrisë ka folur sot  për herë të parë publikisht pasi u shkarkua nga partia e tij të mërkurën.

Nisma Socialdemokrate e Kosovës i ka kërkuar Kryeministrit Ramush Haradinaj që ta lirojë nga detyra Bajram Hasanin, që ka drejtuar me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë pa dhënë sqarime për arsyet.

Ministri po ashtu kishte qëndruar i heshtur për këto arsye, ndërsa sot përmes një statusi në Facebook tha se është munduar të mos bëjë kompromis me të keqen.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Harandinaj e kishte pranuar se disa nga pozitat e larta që janë zhvilluar proceset e rekrutimit në bashkëpunim me partnerin e Ambasadës Britanike nuk kishin ecur në mënyrën e duhur. Haradinaj ishte zotuar se në pozitat e reja do të tentohet që të emërohen personat në bazë të meritokracisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori