LAJMI I FUNDIT:

Dymijë euro gjobë ndaj të pandehurit për falsifikim të dokumentit zyrtar

Dymijë euro gjobë ndaj të pandehurit për falsifikim të dokumentit zyrtar

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit M.M., shtetas i Republikës së Kosovës, i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, akuzohet për veprën penale, “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie ku thuhet se kryetari i Trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda – Drilon Haraçia, e shpalli fajtor për veprën penale dhe i shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muaj, pasi pas mbajtjes së shqyrtimit fillestar, i pandehurin M.M., paraprakisht e ka pranuar fajësinë sipas aktakuzës.

Me kërkesën e mbrojtjes ky dënim i’u zëvendësua me gjobë në shumë prej dymijë(2000) €.

“I pandehuri M.M., akuzohet se më 11 qershor 2019 si gjeometër pranë Drejtorisë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë në Komunën e Rahovecit, përpilon shkresën zyrtare dhe me nënshkrim të rremë e vërteton dokumentin zyrtar. Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori