LAJMI I FUNDIT:

Dy vite burg për inspektorin e ndërtimit në Gjilan  

Dy vite burg për inspektorin e ndërtimit në Gjilan  
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim dënues ndaj të  akuzuarit B. A.

I akuzuari shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet se gjatë muajit nëntor 2015 në cilësinë e personit zyrtar, inspektor i ndërtimit fillimisht ka kërkuar ryshfet në shumë prej 5.000 Euro, nga i dëmtuari A. I, që të mos rrënojë një pjesë të objektit i cili ishte mbi ndërtim, ndonëse ishte në kundërshtim me leje ndërtimore në objektin banesor, duke e ftuar në celular disa herë për tu takuar dhe më pas ka marr shumën e të hollave prej 3.000 euro nga i dëmtuari.


Me këto veprime i akuzuari B. A. ka kryer veprën penale marrja e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Trupi gjykues pas shqyrtimit të gjitha shkresave të lëndës dhe dëgjimit të dëshmitarëve, ka shqiptuar një dënim prej dy vite burgim dhe një dënim plotësues prej dy viteve ndalimi i funksioneve në administratën publike, pas vuajtjes së dënimit me burg.

Gjykata ka shpall Aktgjykim lirues për të akuzuarit V.Sh., M.Sh., B.M. dhe A.B., po ashtu zyrtarë komunal, pasi që nuk është vërtetuar se kanë kryer veprën penale me të cilën janë  ngarkuar “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij Aktgjykimi në Gjykatën e Apelit.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori