LAJMI I FUNDIT:

Dy vdekje të dyshimta në Deçan, Prokuroria kërkon t’iu bëhet obduksioni kufomave

Dy vdekje të dyshimta në Deçan, Prokuroria kërkon t’iu bëhet obduksioni kufomave

Në Komunën e Deçanit në 24 orët e fundit kanë ndodhur dy vdekje të dyshimta, pas situatës së krijuar, ku po dyshohet që qindra qytetarë u helmuan nga uji. Për dy trupat e pajetë tashmë Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar që të bëhet obduksioni nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për të kuptuar më shumë rrethanat e vdekjes.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha se varësisht edhe nga rezultatet do ndërmerren veprimet.


“Gjatë 24 orëve të fundit janë dy vdekje të dyshimta në komunën e Deçanit me ç’rast Prokurori i Shtetit, përkatësisht i Departamentit të Krimeve të Rënda për shkak të situatës së krijuar në atë rajon ka dërguar dy trupat e pajetë për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të kuptuar shkaqet e vdekjes së dy viktimave[…]Varësisht nga rezultatet e Mjekësisë Ligjore do merren veprimet e mëtutjeshme”, tha Niçki, për KosovaPress.

Ndërsa lidhur me dyshimet për helmim të qytetarëve, Nikçi tha se Prokuroria e Pejës ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, për çka ka autorizuar edhe Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik (IKShPK) për të bërë analiza të mostrave të ujit.

“Me të pranuar informatat, Prokuroria Themelore e Pejës në koordinim me Policinë e Kosovës ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, ku fillimisht janë autorizuar IKShP-ja për të marr mostrat dhe për të bërë analizat e ujit, ende nuk i kemi rezultate finale. Prokurori i Shtetit dje (e hënë) ka vizituar Qendrën e Mjekësisë Familjare nëp Deçan, me ç’rast ka biseduar me personelin shëndetësor ku është njoftuar me shqetësimet që kanë qytetarët “, tha ai për KosovaPress.

Ndërsa, që nga e shtuna e deri të hënën në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Adem Ukëhaxhaj” në Deçan, kanë kërkuar ndihmë mjekësore 823 pacientë prej të cilëve 428 kanë qenë me simptoma të njëjta, e të cilët dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm. Gjatë së hënës është rritur edhe numri i fëmijëve që kanë kërkuar ndihmë në këtë institucion primar shëndetësor.

Drejtori i QKMF-së “Adem Ukëhaxhaj” në Deçan, Selmon Berisha, tha të hënën se gjendja shëndetësore e të gjithë pacientëve që kanë kërkuar ndihmë është e mirë dhe se janë jashtë rrezikut për jetë.

Lidhur me këtë, konferencë të jashtëzakonshme ka mbajtur kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj i cili ka hedhur dyshime që helmimi i ujit ka mundur të bëhet qëllimshëm, kjo meqë kjo po ndodhë për herë të dytë brenda një muaji.

Ramosaj në konferencën e së hënës u shpreh se kanë njoftuar të gjitha organet kompetente për te hetuar këtë rast.

Pasditen e së hënës konferencë për media u mbajt edhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK). Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, ka deklaruar pas dyshimeve se mbi 800 persona janë infektuar në Deçan nga uji i pijes, se mostrat e marra të ujit dhe rezultatet e nxjerra konstatojnë se nuk ka tejkalim të vlerave normale të përcaktuara me standardet evropiane. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori