LAJMI I FUNDIT:

Dy tërmetet e para ia dobësuan themelet, i treti e shembi shtëpinë dykatëshe në Indonezi (Video)

Dy tërmetet e para ia dobësuan themelet, i treti e shembi shtëpinë dykatëshe në Indonezi (Video)

Ky është momentin kur një shtëpi dykatëshe shembet në Lombok të Indonezisë, vend ky që brenda 12 ditëve është goditur nga tre tërmete të fuqishme.

Dridhjet e mëdha prej 5.9 magnitudë bënë që objektet e ndryshme të dobësohen, dhe nga dridhjet e dy tërmeteve tjera prej 7.0 dhe 6.4 magnitudë t’i shembin ato, transmeton Telegrafi.


Videoja e publikuar më poshtë shfaq një kalimtar rasti që kishte vërejtur se shtëpia dykatëshe po dridhej, dhe pas disa sekondave shembet plotësisht duke krijuar re të mëdha pluhuri.

Si pasojë e tri tërmeteve të fuqishme mbi 320 persona kanë humbur jetën dhe qindra tjerë janë lënduar rëndë, ndërsa autoritetet e këtij vendi kanë njoftuar se ekipet emergjente ende janë duke i kërkuar personat e zhdukur që besohet të jenë diku nën rrënojat e objekteve të shembura. /Telegrafi/