Dy persona janë vrarë dhe 14 të tjerë janë plagosur pas të shtënave gjatë një feste në oborrin e një shtëpie në New York.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shefi i Përkohshëm i Policisë, Mark Simmons, u ka thënë gazetarëve se një burrë dhe një grua, të moshës midis 18 dhe 22 vdiqën gjatë incidentit në qytetin e Rochester, në veri të shtetit të New York-ut, herët të shtunën.
Ndërkohë, bëhet e ditur se 14 të tjerët të plagosur u dërguan në dy spitale të ndara dhe për fat të mirë, asnjëri prej tyre besohet të ketë lëndime të rrezikshme për jetën.
Duke folur pranë skenës së krimit, i cili dukej se shtrihej të paktën në një bllok, Simmons tha: ‘Kjo është me të vërtetë një tragjedi me përmasa epike’.
Oficerët nuk ishin në dijeni të festës dhe iu përgjigjën thirrjeve për të shtëna për t’u përballur me pamjen e ‘rreth 100 njerëzve’ që vraponin nga vendi i ngjarjes, tha Simmons.
Ai shtoi: ‘Kjo është edhe një tragjedi tjetër ku individët po bëjnë këto festa shtëpiake të paligjshme, të pa sanksionuara që ndodhin në këto prona, të cilat – numër një – nuk është e sigurt për shkak të COVID-19, për shkak të kushteve. Dhe pastaj ju shtoni alkool dhe dhunë dhe thjesht bëhet një katastrofë’.
Shefi i përkohshëm tha se asnjë i dyshuar nuk ishte në paraburgim, duke shtuar se është shumë herët për të treguar nëse bëhej fjalë për të shtëna nga një ose më shumë persona. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh
Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë