LAJMI I FUNDIT:

Dy të tretat e shumicës në fokusin e qeverisë, zgjedhjet si mjet i fundit ligjor

Dy të tretat e shumicës në fokusin e qeverisë, zgjedhjet si mjet i fundit ligjor

Sigurimi i dy të tretat e shumicës për miratimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend të cilat dalin nga Marrëveshja e Prespës është në fokusin e Qeverisë ditët e ardhshme, edhe pse nuk përjashtohet opsioni, si mjet i fundit legal të mbahen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kryeministri Zoran Zaev ka thënë se nëse shkohet në zgjedhje ata do të mbaheshin në fund të nëntorit, ndërsa si datë e mundshme do të ishte 25 nëntori.

Qëllim parësor i Qeverisë për momentin janë bisedimet me deputetë që të sigurohet dy të tretat e shumicës. Qëndrimi i Qeverisë është se Kuvendi dhe gjitha partitë politike duhet ta ndjekin vullnetin e qytetarëve të thënë në referendum.


“Procesi për momentin është në Kuvend, dhe qëllimi është që të sigurohet shumicë e dy të tretave”, deklaroi dje zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski.

Qeveria pret që deputetët e opozitës do ta ndjekin verdiktin e qytetarëve.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov ka thënë se me shumicën dërrmuese të qytetarëve të cilët dolën të votojnë në referendum dhe i dhanë mbështetje Marrëveshjes së Prespës, është obligim të shkohet përpara me apo pa zgjedhje. Ai në profilin e tij në Fejsbuk ka dalë me një status të titulluar “Fakte për referendumin”.

Partia gjermane në pushtet CDU/CSU konsideron se opozita nuk guxon ta bllokojë perspektivën e Maqedonisë për NATO dhe BE. Kjo parti paralajmëron se mossuksesi i marrëveshjes për emrin do ta izolojë vendin për një kohë të gjatë.

Nga ana tjetër, Turqia do të vazhdojë të përkrahë prosperitetin dhe sigurinë e Maqedonisë mike dhe anëtarësimin e saj në BE dhe në NATO, njoftoi sot Ministria turke e Punëve të Jashtme.

Edhe sekretari i përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg, porositi edhe një herë se Marrëveshja me Greqinë është rruga e vetme për hyrje në këtë dhe në organizata të tjera, por se vendi në mënyrë sovrane duhet të vendosë nëse dhe si do ta bëjë këtë, përmes Kuvendit apo zgjedhjeve të parakohshme.

OBRM-PDUKM mbetet në qëndrimin se marrëveshja për emrin nuk ka marrë legjitimitet në referendum.

Për zgedhje të parakohshme sipas liderit të partisë Hristijan Mickoski, OBRM-PDUKM është e gatshme, por patjetër të përfundojnë disa aktivitete që të vihet deri tek zgjedhjet parlamentare, duke aluduar në Marrëveshjen e Përzhinës./AIM/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori