LAJMI I FUNDIT:

Dy të të arrestuar për ‘fajde’

Dy të të arrestuar për ‘fajde’

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, e mbështetur nga Njësia Speciale Operative (NJSO), sot ka realizuar një operacion policor.

Operacioni policor është realizuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me ç’rast është kontrolluar një banesë në qytetin e Lipjanit, ku janë arrestuar dy persona, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘fajde’ nga neni 343 i KPK-së.


Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë: S. T 1975 dhe N.D 1964.

Gjatë kontrollit në lokacionin e caktuar zyrtarët policorë kanë gjetur disa shënime të cilat do të shërbejnë si dëshmi për kryerjen e veprës penale ‘fajde’.

Dyshohet se viktima të dyshuarit të parë ia ka marrë borxh një sasi të konsiderueshme të parave,  të cilit është dashur t’ia paguajë një shumë më të lartë se borxhi i huazuar, mirëpo  edhe përkundër kësaj i dyshuari në fjalë ka vazhduar t’i kërkojë para shtesë viktimës.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në mes të viktimës së njëjtë dhe të dyshuarit të dytë, ndaj të cilëve Policia e Kosovës ka siguruar informacione dhe prova materiale.

Pas intervistimit dy të dyshuarve me urdhër të prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore në Prishtinë u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori