LAJMI I FUNDIT:

Dy të arrestuar për vjedhje të rënda

Dy të arrestuar për vjedhje të rënda
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, saktësisht Njësiti i hetimeve policore të stacionit të Fushë Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë.

Personat e arrestuar dyshohet me bazë të jenë të përfshirë në dy raste të vjedhjeve të rënda, që kanë ndodhur më (12 dhe 16 dhjetor 2019) në dy kompani (dyqane), në zonën industriale në Fushë Kosovë, ku janë vjedhur kasaforta me para të gatshme dhe stoli ari (vlera totale në të dyja raste është rreth 44.000 euro)


Personat e dyshuar: G. H, mashkull, 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe E. R, mashkull, 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Personat e arrestuar janë dërguar në qendrën rajonale të mbajtjes në Prishtinë, për përfundimin e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore e procedurale para se rasti t’i kalojnë gjykatës.

Ndërkohë që hetuesit policor për po të njëjtat raste, janë në kërkim të një personi të tretë të dyshuar, i cili është identifikuar nga ana e policisë. /Telegrafi/