LAJMI I FUNDIT:

Dy të arrestuar në Novobërdë për keqpërdorim detyre, falsifikim të dokumenteve

Dy të arrestuar në Novobërdë për keqpërdorim detyre, falsifikim të dokumenteve
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy të dyshuar për keqpërdorim të detyrës, falsifikim të dokumenteve.

Arrestimi është bërë të premten.


“Novobërdë, Gjilan 30.04.2020 –NN. Raportohet se më datë 24.12.2021  janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj njëri kosovarë nën dyshimin se të njëjtit në bashkë veprim kanë kryer veprën penale të lartë cekur të cilët përmes kompanisë private dhe përmes falsifikimit të dokumenteve edhe pse e pa licencuar nga AKPM, kinse në vazhdimësi kanë bërë furnizimin me barna dhe produkte të tjera medicinale QKMF-të e Novobërdës duke përfituar një shumë parash prej 2,000 €”, thuhet në njoftim.

Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore. /Telegrafi/