Dy shtetas të Shqipërisë arrestohen pas një përleshje fizike në Prishtinë

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”, pas një përleshjeje fizike mes tyre.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 26 prill rreth orës 21:33, ku dy të dyshuar meshkuj, shtetas të Shqipërisë, dyshohet se janë përfshirë në një rrahje të ndërsjellë.
Të dy të dyshuarit kanë marrë tretman mjekësor pas incidentit, ndërsa janë arrestuar nga autoritetet policore.
Me vendim të prokurorit të shtetit, ata janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet në procedurë të rregullt hetimore. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 hour ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































