eksperti ad

Dita e parë e fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale ka filluar në mënyrë jo të mirë. Persona të panjohur kanë thyer dritaret e shtabit të OBRM-PDUKM-së në Kisella Voda.

Kandidati për kryetar i kësaj partie në Kisella Voda, Johan Tarçullovski, këtë mëngjes ka dënuar incidentin dhe tha se pas këtij nuk qëndrojnë oponentët politik, përcjell Telegrafi Maqedoni.


VMRO Kisella Voda 1

VMRO Kisella Voda

Një incident i ngjashëm ka ndodhur edhe në Komunën Aerodrom, kur sipas LSDM-së, OBRM-PDUKM-ja edhe pse ka kërkuar zgjedhje fer dhe demokratike, ka demoluar shtabin e tyre në këtë komunë.

"Jemi të shqetësuar nga mënyra se si është bërë ky sulm. Është e qartë që OBRM-PDUKM-ja do t'i humb zgjedhjet dhe nga frika që kanë sillen në mënyrë të paarsyeshme", thonë nga LSDM.

shtabi LSDM

shtabi LSDM 1

Përndryshe, sot edhe zyrtarisht ka filluar fushata zgjedhore, ndërsa zgjedhjet lokale do të mbahen më 15 tetor./Telegrafi/