LAJMI I FUNDIT:

Dy shqiptarë në formacionin e javës në Holandë (Foto)

Dy shqiptarë në formacionin e javës në Holandë (Foto)

Dy futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli e Sinan Bytyçi, po vazhdojnë të mahnisin me paraqitjet e tyre në kampionatin holandez.

Madje ata janë përfshirë në formacionin më të mirë të javës.


Ky padyshim është një lajm i mirë për përzgjedhësin, Albert Bunjaki, në prag të ndeshjeve kundër Kroacisë dhe Ukrainës.

Zeneli luajti për 90 minuta në fitoren e skuadrës së tij 3-0 ndaj ADO Den Haag, duke shënuar një gol, derisa Sinan Bytyçi hyri në lojë në minutën e 55’të, kur skuadra e tij Go Ahead Eagles ishte duke pësuar humbje 2-0.

Ai me paraqitjen e tij mbresëlënëse e ndihmoi skuadrën që të barazojë shifrat në 2-2 ndaj AZ Alkmaar.

formacioni 1