LAJMI I FUNDIT:

Dy raste të zhdukjes, një grua me fëmijën në Pejë dhe një vajzë në Gjakovë

Dy raste të zhdukjes, një grua me fëmijën në Pejë dhe një vajzë në Gjakovë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur në raportin 24 orësh për dy raste të zhdukjes, njëra në Pejë dhe tjetra në Gjakovë.

Në Pejë është raportuar se në grua me fëmijën e saj kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj, si dhe një vajzë në Gjakovë.


Pejë, 22.03.2022 – 10:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se motra e tij, viktima femër kosovare bashkë me fëmijën e saj 9-vjeçar kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Gjakovë, 22.03.2022 – 13:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij, viktima femër kosovare më datë 20.03.2022 ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Njësitë policore janë duke hetuar rastin. /Telegrafi/