LAJMI I FUNDIT:

Dy pyetje që Bill Gates bën ndërsa merret me qasjen e tij ndaj problemeve

Dy pyetje që Bill Gates bën ndërsa merret me qasjen e tij ndaj problemeve

Në një postim në GatesNotes – një blog ku Bill Gates ndan mendimet e tij – themeluesi i Microsoft trajton problematikën e COVID-19

“Që kur isha adoleshent, e kam trajtuar çdo problem të ri dhe të madh në të njëjtën mënyrë: duke filluar me dy pyetje. E kam përdorur këtë teknikë në Microsoft dhe e përdor edhe sot. I bëj këto pyetje fjalë për fjalë çdo javë në lidhje me COVID-19.” – shkruan ai.

Pyetjet janë:

1. Kush e ka trajtuar mirë këtë problem?
2. Çfarë mund të mësoj prej tyre?

Ajo çfarë Gates sugjeron është qasja ndaj problemit. Ndryshe nga çfarë mund të bëjë shumica prej nesh – ku përpiqemi të zgjidhim problemin – Gates këshillon që para se të përpiqemi ta zgjidhim, duhet të mësojmë më shumë rreth tij.

Me fjalë të tjera, të sillesh si “nxënës” dhe të mësosh nga përvoja e të tjerëve.

Mund të jetë e vështirë të pranosh që ke nevojë të mësosh prej të tjerëve, por në shumë raste mund të jetë zgjidhja më e mirë. E thënë ndryshe, është si të shohësh tutorial “si të zhbllokosh lavamanin”.

Dikush tjetër e ka bërë përpara jush dhe e ka ndarë këtë informacion. Ju thjesht mësoni më shpejt. E vetmja gjë që duhet të bëni është të kërkoni.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Pse 'dridhemi' kur fillon të na zërë gjumi

Pse 'dridhemi' kur fillon të na zërë gjumi

Kalo në kategori