LAJMI I FUNDIT:

Dy punonjës të tjerë që morën pjesë në tubimin e presidentit Trump, rezultojnë pozitivë me coronavirus

Dy punonjës të tjerë që morën pjesë në tubimin e presidentit Trump, rezultojnë pozitivë me coronavirus
BATTLE CREEK, MICHIGAN - DECEMBER 18: President Donald Trump speaks at his Merry Christmas Rally at the Kellogg Arena on December 18, 2019 in Battle Creek, Michigan. While Trump spoke at the rally the House of Representatives voted, mostly along party lines, to impeach the president for abuse of power and obstruction of Congress, making him just the third president in U.S. history to be impeached. (Photo by Scott Olson/Getty Images)

Dy punonjës që morën pjesë në tubimin e Presidentit amerikan, Donald Trump, në Tulsa të Oklahomas, rezultuan pozitivë me coronavirus, thanë të hënën organizatorët e fushatës.

“Pas një raundi tjetër të testimit, dy anëtarë shtesë të ekipit rezultuan pozitivë me coronavirus. Anëtarët morën pjesë në fushatë, por ishin me maska gjatë gjithë kohës. Njoftojmë se janë marrë të gjitha masat e nevojshme”, tha për CNN, drejtori i komunikimit të fushatës së Trump, Tim Murtaugh.


Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, numri i përgjithshëm i të prekurve me coronavirus nga stafi i fushatës në Tulsa u rrit në tetë.

Disa orë para tubimit, organizatorët e fushatës thanë se gjashtë punonjës të stafit kishin rezultuar me coronavirus. /Telegrafi/