LAJMI I FUNDIT:

Dy pilotët që humbën jetën në Shkodër ishin trajnuar në Gjermani (Foto)

Dy pilotët që humbën jetën në Shkodër ishin trajnuar në Gjermani (Foto)

Pas akuzave të ish-kryeministrit Berisha se dy pilotët që humbën jetën pas rrëzimit të helikopterit ushtarak në Liqenin e Shkodrës kishin qenë të patrajnuar, zbulohen dokumentet që hedhin poshtë këtë pretendim.

Fotokopjet e dy certifikatave të pilotëve janë siguruar nga faqja “Lexo.al”. Në to vërtetohet se piloti Floran Delia dhe piloti tjetër Donald Hoxha kanë kryer trajnim në Gjermani, pra, trajnimin SAR.

Rrëzimi i helikopterit të Forcave të Armatosura në Liqenin e Shkodrës është pasuar nga disa akuza të ish-kryeministrit Berisha, por deri tani të gjitha janë hedhur poshtë. /Telegrafi/


HNDjiLe