Në rrugën “Halil Agusholli” në Pejë dje rreth orës 17:30 ka ndodhur një rast grabitje.

Sipas raportit të policisë thuhet se dy të dyshuar deri më tani të pa njohur, nga viktima femër kosovare kanë grabitur 360 €.


Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/