LAJMI I FUNDIT:

Dy persona therin me thikë një të mitur në Fushë Kosovë

Dy persona therin me thikë një të mitur në Fushë Kosovë
Foto: Arkiv

Dy persona janë arrestuar (njëri i mitur), të cilët pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë (thikë) një të mitur tjetër.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 09:25 në rrugën “Aziz Zhilivoda”, në Fushë Kosovë.


Tutje bëhet e ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë në tentativë”.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë (thikë) viktimën mashkull kosovar -i mitur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/