Nate Diaz po rikthehet sërish në UFC në përballjen ndaj Anthony Pettis e që do të jetë lufta e tij e parë që pas tri vitesh.

Boksieri amerikan do të luftojë kundër bashkëkombësit të tij në kuadër të UFC 241 në meçin që zhvillohet sonte në Kaliforni.

Përballja e sontme po ashtu në mes të Daniel Cormier ndaj Stipe Miocic që do të jetë më interesantja në letër për peshat e rënda, mund të lihet nën hije me rikthimin e Diaz.

Vendi ku do të zhvillohen përballjet është në Honda Center në Anaheim të Kalifornisë, e që kapaicteti i tij është rreth 19 mijë ulësesh, ndërsa përballjet do të fillojnë nga ora 23:00 sipas kohës tonë lokale.

Fituesi më i madh i kësaj nate mund të jetë Conor McGregor, pasi edhe irlandezi po rikthehet në UFC.

Ish-kampioni i botës në peshat e lehta kishte paralajmëruar në fillim të këtij viti se po pensionohet nga sporti luftarak, mirëpo tashmë është konfirmuar se do ta tërheq vendimin e tij.

McGregor do të shpresoj që sonte Nate Diaz ta mposht Anthony Pettis, që më pas ta ftojë amerikanin në rimeç. /Telegrafi/