LAJMI I FUNDIT:

Dy nga teleskopët më të fuqishëm në hapësirë sjellin imazhet që tregojnë se si një sondë e NASA-s u përplas qëllimisht me një asteroid

Dy nga teleskopët më të fuqishëm në hapësirë sjellin imazhet që tregojnë se si një sondë e NASA-s u përplas qëllimisht me një asteroid

Dy nga teleskopët më të fuqishëm në hapësirë panë se si një sondë e NASA-s u përplas qëllimisht në një asteroid këtë javë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, teleskopi Hapësinor “James Webb” dhe Teleskopi Hapësinor “Hubble” kapën imazhe të momentit kur “DART”, anija kozmike u përplas në Dimorphos të hënën.


Dhe pamjet u publikuan të enjten.

Teleskopi kapi një material që po largohej nga Dimorphos pas përplasjes.

Observatorët ishin të dy dëshmitarë të testit të parë të njerëzimit të teknologjisë së devijimit të asteroideve.

Ndërsa as Dimorphos dhe as Didymos, nuk përbëjnë një kërcënim për Tokën, sistemi i dyfishtë i asteroideve ishte një objektiv i përsosur për “DART” që të përpiqej të ndryshonte pak lëvizjen e një asteroidi.

Kështu, thuhet në shkrimin e CNN, imazhet e Webb dhe Hubble mund të përdoren për të mësuar më shumë rreth sipërfaqes së Dimorphos, e cila nuk ishte parë kurrë derisa këto pamje të detajuara të mbledhura nga DART u kthyen nga anija kozmike të hënën.

Këto imazhe tregojnë shtëllunga të zgjeruara të materialit që ngrihen nga Dimorphos.

Vëzhgimet e teleskopit gjithashtu mund të hedhin dritë mbi sasinë e materialit të lëshuar nga sipërfaqja e asteroidit në momentin e përplasjes dhe sa shpejt u hodh.

Të dy teleskopët e shohin universin në gjatësi vale të ndryshme drite, të cilat mund të tregojnë nëse reja e materialit ishte vetëm plot pluhur ose përfshinte copa më të mëdha shkëmbi.

Shkencëtarët gjithashtu do të përdorin vëzhgimet nga Webb dhe Hubble, së bashku me teleskopët me bazë tokësore, për të përcaktuar nëse DART ndryshoi me sukses lëvizjen e asteroidit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori