LAJMI I FUNDIT:

Dy herë kryetar Kuvendi dhe ish-ministër i Mbrojtjes në Maqedoni – kjo është karriera politike e Talat Xhaferit

Dy herë kryetar Kuvendi dhe ish-ministër i Mbrojtjes në Maqedoni – kjo është karriera politike e Talat Xhaferit

Talat Xhaferi pritet të votohet si kryeministër i parë shqiptarë në historinë e Maqedonisë së Veriut. Ai do të jetë kryeministër në tre muajt e ardhshëm, deri në përfundimin e zgjedhjeve.


Karrierën politike Talat Xhaferi e nisi në vitin 2002, pas përfundimit të luftës në Maqedoni, kur kandidohet për deputet në Kuvend nga radhët e partisë politike Bashkimi Demokratik për Integrim.

Vitin e njëjtë zgjidhet edhe për deputet në Kuvend dhe koordinator i grupit parlamentar të BDI-së, ndërsa mandatin e vet e përfundon më 24.12.2004 kur emërohet për zëvendësministër i Mbrojtjes, në të cilin funksion ka qenë deri në vitin 2006.

Në vitin 2008, përsëri zgjidhet deputet në Kuvend nga radhët e BDI-së, dhe gjatë mandatit të vet aktiv si deputet ka qenë anëtar i: Këshillit të Kanalit të Kuvendit, Komisionit të Mbrojtjes dhe Sigurisë, Komisionit të Financimit dhe Buxhetit, zëvendës-anëtar i: Komisionit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë Ujore dhe Komisionit të Çështjeve të Rregullores dhe Mandatit.

Ky mandat i Xhaferit karakterizohet edhe me aktivitete të shumta ndërkombëtare në cilësinë e kryetarit të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), në organizim të të cilit u realizua edhe Ros-Rot seminari i Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Shkup.

Nëpërmjet Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Mbretërinë e Suedisë, Grupit Parlamentar të Kuvendit për bashkëpunim me Parlamentin e Austrisë, Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Bosnjës dhe Hercegovinës në rolin e anëtarit, Xhaferi ka pasur pjesëmarrje aktive edhe në bashkëpunimin bilateral të Kuvendit me parlamentet përkatëse.

Në vitin 2011, përsëri zgjidhet për deputet në Kuvend. Gjatë këtij mandati, Xhaferi e ktheu vëmendjen e opinionit kur me mbajtjen e fjalimeve të gjata, e bllokoi miratimin e Ligjit të atëhershëm kontestues për mbrojtësit.

Ky mandat i deputetit i përfundon më 18 shkurt 2013, kur emërohet për ministër i Mbrojtjes. Në një deklaratë për mediumet, gjatë pranim dorëzimit të funksionit të ministrit të Mbrojtjes, Xhaferi deklaroi se qëllimi i tij do të jetë “forcat e armatosura të bëhen simboli i bashkëjetesës, i tolerancës dhe respektimit të dallimeve”.

Në vitin 2016, për herën e pestë zgjidhet deputet në Kuvend, ndërsa në vitin 2017, zgjidhet kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.  Marrja e kësaj pozite pasoi me ngjarjet më të errëta në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Kjo ditë njihet edhe si “e enjtja e përgjakshme”, pasi gjatë procesit të votimit, në Kuvend u futën protestues të dhunshëm të cilët sulmuan deputetët dhe gazetarët.

Më 21 gusht 2020, pas mandatit të tij të gjashtë si deputet, përsëri e fiton besimin e shumicës të deputetëve të Kuvendit dhe zgjidhet kryetar i dhomës ligjvënëse.

Në mandatin e fundit, Xhaferi ka qenë kryetar i Komisionit të Çështjeve Kushtetuese, shef i Delegacionit të Kuvendit në Unionin Interparlamentar (UIP), shef i Delegacionit të Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (AP PBEJL).

Talat Xhaferi flet gjuhën shqipe, maqedonase, serbe, kroate dhe angleze. Është i martuar me zonjën Mereme Xhaferi, baba i Barletit dhe Besianës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori