LAJMI I FUNDIT:

Dy Koretë shkëmbejnë “të shtëna paralajmëruese” pranë kufirit të tyre detar

Dy Koretë shkëmbejnë “të shtëna paralajmëruese” pranë kufirit të tyre detar

Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut kanë shkëmbyer “të shtëna paralajmëruese” në brigjet e tyre perëndimore, duke akuzuar njëra-tjetrën për shkeljen e kufirit të tyre detar mes tensioneve të rritura mbi testet e armëve të Phenianit.

Zyra e Shefave të Përbashkët të Shtabit të Koresë së Jugut (JCS) ka thënë se transmetoi paralajmërime dhe gjuajti të shtëna paralajmëruese për të zmbrapsur një anije tregtare të Koresë së Veriut që kaloi Linjën Kufitare Veriore (NLL), kufirin de facto detar, rreth orës 3:40 të mëngjesit me kohën lokale të hënën, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ushtria e Koresë së Veriut tha se gjuajti 10 të shtëna paralajmëruese artilerie drejt ujërave të saj territoriale, ku “u zbulua lëvizja e armikut detar”.

Ajo akuzoi një anije detare të Koresë së Jugut për ndërhyrje në ujërat e Koresë së Veriut me pretekstin e goditjes së një anijeje të paidentifikuar.

“Ne urdhëruam kundërmasat fillestare për të dëbuar me forcë anijen luftarake armike duke gjuajtur 10 predha të raketave të shumta pranë ujërave ku ndodhi lëvizja e armikut”, tha Ushtria Popullore e Koresë së Veriut në një deklaratë të transmetuar nga agjencia zyrtare e lajmeve KCNA.

JCS tha se të shtënat e artilerisë së Koresë së Veriut shkelën një marrëveshje ndër-koreane të vitit 2018 për reduktimin e armiqësive ushtarake dhe minojnë stabilitetin në Gadishullin Korean.

Nuk pati raportime për përleshje, por kufiri detar i shënuar keq në bregun perëndimor të Gadishullit Korean është një burim i armiqësive të gjata midis dy vendeve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Evropa
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori