LAJMI I FUNDIT:

Dy kompani farmaceutike fillojnë shpërndarjen e vaksinave të tyre të para kundër coronavirusit në SHBA, për testim tek njerëzit

Dy kompani farmaceutike fillojnë shpërndarjen e vaksinave të tyre të para kundër coronavirusit në SHBA, për testim tek njerëzit

Kompanitë farmaceutike “Pfizer Inc dhe BioNTech” deklaruan të martën se kanë filluar shpërndarjen e dozave të vaksinave të tyre eksperimentale kundër coronavirusit, për testimin fillestar tek njerëzit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, farmacisti amerikan Mikael Dolsten, dhe kolegu i tij gjerman Ryan Richardson, thanë se nëse vaksina rezulton të jetë efektive dhe e sigurt në testime, do të jetë e mundur shpërndarja e dozës në të gjithë SHBA-në deri në fund të vitit.


Kujtojmë se kjo vaksinë ka potencialin të jetë ndër e para kundër virusit që ka infektuar më shumë se 1 milion njerëz në Shtetet e Bashkuar të Amerikës, ndërsa ua ka marrë jetën 68 mijë personave.

Përndryshe aktualisht nuk ka trajtime ose vaksina të aprovuara plotësisht kundër coornavirusit, mirëpo, disa ilaçe janë duke u përdorur tek pacientët nën një autorizim të përdorimit urgjent.

Studimi i SHBA-së është pjesë i një programi më të gjerë, global që tashmë po zhvillohet në Gjermani, ku operon baza e BioNTech. Shpërndarja e dozës atje ka filluar muajin e kaluar.

“Pfizer” tha javën e kaluar se shpreson të marrë autorizim emergjent nga Administrata e Ushqimit dhe e Barnave të SHBA-së që në tetor, dhe mund të shpërndajë deri në 20 milionë doza deri në fund të vitit 2020, me një sy drejt prodhimit të qindra miliona dozave vitin e ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Mbante shpatë në dorë dhe vrau një adoleshent, policja britanike konfrontohet me sulmuesin – kolegët e saj e godasin me elektroshok dhe e prangosin

Mbante shpatë në dorë dhe vrau një adoleshent, policja britanike konfrontohet me sulmuesin – kolegët e saj e godasin me elektroshok dhe e prangosin

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori