Dy kafene në Shkup do të mbyllen për 10 ditë, nuk e respektuan orarin e punës
Kafenetë “Intermezzo” dhe “Mosh” në Shkup do të mbyllen për 10 ditë për shkak të mosrespektimit të orarit të punës.
Në kontrollet e Inspektoratit të Tregut nëpër lokale në Shkup gjatë fundjavës së kaluar, në këto dy lokale është konstatuar se festa ka zgjatur edhe pas orës një të mëngjesit.
Inspektorët kanë hyrë në objekte rreth orës 01:30, pasi në periudhën e fundit qytetarët kanë raportuar vazhdimisht se nuk respektohet orari i punës dhe gjatë gjithë natës kanë dëgjuar muzikë me zë të lartë.
“Procesverbali është përpiluar dhe dënimi është 10 ditë mbyllje. Gjatë ditës së sotme duhet të dorëzohen vendimet, pas së cilës do të vendosen shenjat”, thonë nga Inspektorati i Tregut.
Sa i përket “Intermezzo” dhe “Mosh”, Komuna Qendër vazhdimisht pranon ankesa nga qytetarët për muzikën e lartë. Komuna u ka vendosur disa herë gjoba për zhurmë këtyre kafeneve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shqipëria ka 132 parti politike të regjistruara, shumica pa adresë, në 2023 morën 3.3 milionë euro
Escobar: Kemi marrë garanca nga OBRM-PDUKM se do ta vazhdojnë rrugën euro-atlantike të Maqedonisë së Veriut
Sot rivotohet në Maqedoninë e Veriut, shtatë vendvotimet janë hapur në kohë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251