LAJMI I FUNDIT:

Dy javë afat për ankesa për konkursin e Ministrisë së Kulturës

Dy javë afat për ankesa për konkursin e Ministrisë së Kulturës

Një muaj pas shpalljes së rezultateve të Konkursit Vjetor për financimin e projekteve me interes nacional, Ministria e Kulturës ka filluar me shpërndarjen e vendimeve për të gjithë aplikuesit, shkruan gazeta Koha. Mbi pesë mijë vendime (5018), gjysma e të cilave i takojnë projekteve të refuzuara i janë dërguar institucioneve, shoqatave, individëve, e të gjithë pjesëmarrësve në konkurs.

Që nënkupton se gjatë dy javëve të ardhshme, ose brenda harkut kohor prej 15 ditësh pas marrjes së vendimit çdo konkurrues ka të drejtën që t’i drejtohet institucionit me kërkesë ankimore për vendimin e marrë. Ndërsa për pjesën tjetër pas marrjes së vendimit nënshkruhet edhe marrëveshja për financimin e projektit të mbështetur nga Ministria e Kulturës i cili duhet të realizohet brenda këtij viti.


Në Ministrinë e Kulturës vonesat në shpërndarjen e vendimeve i përligjin me numrin e madh të pjesëmarrësve dhe paraqitjeve. Por edhe të një sërë parregullsish që u hasën në disa projekte që ishin pjesë e listës fituese. Mbas rishqyrtimit të ankesave pritet të pasojnë ndryshime të tjera bazuar në vërejtjet nga të gjitha ata që kanë konkurruar dhe kanë pasur pakënaqësi në mënyrën sesi janë vlerësuar dhe trajtuar financiarisht projektet e tyre. Po ashtu edhe ato projektet e të cilëve janë refuzuar.

“Këtë vit ka pasur një numër të madh aplikimesh dhe kjo është një prej arsyeve që u vonuam me shpërndarjen e vendimeve, mbi pesë mijë. Po ashtu u rishqyrtuan edhe çështjet për disa projekte me potencial për konflikt interesash, të cilat u tërhoqën e po ashtu nga Antikorrupsioni kërkuam mendim edhe për dy projekte. Gjatë kësaj periudhe prej 15 ditësh të gjithë ata që kanë marrë vendimet kanë të drejtën për t’u ankuar”, thotë për KOHA, këshilltari i ministrit, Petrit Saraçini. Disa ditë më parë Ministria e Kulturës deklaroi tërheqjen e tetë projekteve fituese, pas një serie publikimesh nga gazeta Koha për parregullsi të natyrave të ndryshme, konflikte interesash, përqendrimit të buxhetit të kulturës në shoqata, individë, e të tjera.

Mbas rishqyrtimit të ankesave pritet të pasojnë ndryshime të tjera bazuar në vërejtjet nga të gjitha ata që kanë konkurruar dhe kanë pasur pakënaqësi në mënyrën sesi janë vlerësuar dhe trajtuar financiarisht projektet e tyre. Po ashtu edhe ato projektet e të cilëve janë refuzuar.

Në Programin vjetor të 2018 projektet për kulturën shqiptare do të financohen me një fond prej 170 milionë denarë, që do të thotë 25 për qind e buxhetit të përgjithshëm. Në konkursin e këtij viti që u shpall në muajin shtator (30 shtator – 15 nëntor) janë dorëzuar 5018 aplikime, prej të cilave u miratuan më shumë se gjysma.

Sektorët me numrin më të madh të projekteve ishin ato të artit figurativ, muzikës, folklorit dhe dramës me një rritje prej 25 për qind më shumë sesa vitin e kaluar. Si risi të këtij viti gjatë shpalljes së rezultateve ishin publikimi i emrave të anëtarëve të komisioneve, së bashku me shumat e kërkuara për realizimin e projekteve dhe atyre të miratuara nga komisionet përkatëse të të gjitha projekteve fituese. Po ashtu, risi ishte edhe aplikimi për projekte interdisiplinare. (koha.mk)

Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Lajme
Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Drejtësi
Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Lajme
“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

Lajme
Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Drejtësi
Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Politikë
Kalo në kategori