LAJMI I FUNDIT:

Dy helikopterë të ushtrisë amerikane përplasen gjatë stërvitjeve në Kentucky, mund të ketë të vdekur

Dy helikopterë të ushtrisë amerikane përplasen gjatë stërvitjeve në Kentucky, mund të ketë të vdekur

Dy helikopterë të ushtrisë amerikane Black Hawk thuhet se janë përplasur gjatë një misioni stërvitor mbi Kentucky.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ngjarja ka ndodhur të mërkurën mbrëma.


Siç thuhet më tej, statusi i anëtarëve të ekuipazhit nuk dihej menjëherë, ka thënë zëdhënësja e ushtrisë Nondice Thurman.

Megjithatë, ajo nuk ka dhënë detaje për numrin e njerëzve që ishin në bord.

Ndërkohë guvernatori i Kentucky, Andy Beshear, ka shkruar në Twitter mund të ketë viktima dhe se Policia e Shtetit të Kentucky dhe Divizioni i Menaxhimit të Emergjencave të shtetit po i përgjigjeshin aksidentit.

Anëtarët e ekuipazhit po fluturonin me dy helikopterë Black Hawk që u rrëzuan rreth orës 10:00 të mbrëmjes (sipas kohës lokale).

Shkaku i rrëzimit është nën hetim.

“Komanda aktualisht është e fokusuar në kujdesin për pjesëtarët e shërbimit dhe familjet e tyre”, ka thënë më tej Thurman. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Kalo në kategori