LAJMI I FUNDIT:

Dy gjyqtarë të Kushtetueses nuk u pajtuan për rritjen e pagave të qeveritarëve

Dy gjyqtarë të Kushtetueses nuk u pajtuan për rritjen e pagave të qeveritarëve

Shumica e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese kanë vendosur se vendimi i Qeverisë për rritje të pagave nuk është në kundërshtim me Kushtetutën.

Por, dy nga gjyqtarët e kësaj Gjykate kanë ndarë mendimin e tyre nga shumica.


Sipas gjyqtarëve Almiro Rodrigues dhe Gresa Caka-Nimani, vendimi për rritje pagash i Qeverise nuk ishte në përputhje me Kushtetutën.

“Ne konkludojmë se Vendimi nr. 04/20 i Qeverisë së Republikës së Kosovës, i 20 dhjetorit 2017, nuk është në përputhje me nenet 92 dhe 93 të Kushtetutes, sepse as nuk “zbaton një ligj” dhe as nuk është një “propozim””, thuhet në mendimin e ndarë të gjyqtarëve Almiro Rodrigues dhe Gresa Caka-Nimani, raporton Kallxo.com.

Madje, sipas tyre ky vendim kishte shkelur ndarjen e pushteteve të garantuar me Kushtetutë.

“Më tutje në konkludojmë se rrjedhimisht Vendimi nr. 04/20 i Qeverisë së Republikës së Kosovës, i 20 dhjetorit 2017, cenon kompetencat e Kuvendit të përcaktuara në nenin 65.5 të Kushtetutës, duke afektuar kështu balancimin dhe ndarjen e pushteteve të përcaktuar me nenin 4 të Kushtetutës”, thuhet në fund të mendimit të ndarë.

Vendimi i nxjerrë sot nga gjykatësit e Kushtetueses për pagat e rritura të qeveritarëve u ka krijuar favore edhe këtyre të fundit përfshirë rritjen e pagave për gjykatësit e Kushtetueses.

Ligji për Gjykatën Kushtetuese, Neni 15, përcakton se “paga e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese është 1.3 herë më e lartë sa ajo e gjyqtarëve të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës”. Ndërkaq, sipas ligjit kryetari i Gjykatës Supreme merr pagë sa të kryeministrit ndërsa gjykatësit e Supremes marrin 90% të pagës së kryetarit.

Paga momentale e gjykatësit kushtetues pa shtesa dhe mëditje është rreth 1,653 euro ndërsa me rritjen e cila vjen pas vendimit të fundit paga do arrijë rreth 3,400 euro.

Gjykatësit kushtetues e morën këtë vendim pas kërkesës së 30 deputetëve të kuvendit të cilët kërkuan interpretim nëse vendimi i qeverisë për rritje pagash ishte në përputhje me kushteten.

Gjykatën Kushtetuese e përbëjnë: Arta Rama- Hajrizi (kryetare) dhe anëtarët Ivan CVukaloviq, Altay Suroy, Almiro Rodrigues, Snezhana Botusharova- Doicheva, Bekim Sejdiu, Selvete Gërxhaliu- Krasniqi dhe Gresa Caka- Nimani.

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Drejtësi
Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori