LAJMI I FUNDIT:

Dy gjëra të cilat gjatë gatimit të mishit të pulës assesi nuk bën t’i bëni: Do t’ia rrezikoni vetes shëndetin!

Dy gjëra të cilat gjatë gatimit të mishit të pulës assesi nuk bën t’i bëni: Do t’ia rrezikoni vetes shëndetin!

Kur blini artikuj ushqimorë të cilët janë të rrezikshëm, ku bën pjesë edhe mishi i pulës, duhet patjetër të jeni të kujdesshëm si e ruani dhe si e gatuani

Mishi i pulës është lloj i mishit me të cilin patjetër duhet të jemi të kujdesshëm me rastin e përdorimit, transmeton Telegrafi.

Në të vërtetë, ekzistojnë dy gjëra të rëndësishme te mishi i pulës:

E para, mishin e pulës kurrë mos e lini në raftin e sipërm të frigoriferit dhe kurrë mos e lani para gatimit.

Të gjithëve na ndodh që duke u ngutur, kur me qese plot arrijmë në shtëpi, mishin e lëmë në raftin e sipërm të frigoriferit, mirëpo aty është e nevojshme të jemi të kujdesshëm.

Në të vërtetë, lëngjet nga mishi mund të rrjedhin dhe të pikin mbi ushqim të cilin e kini vënë në raftet e poshtme.

Është e nevojshme që mishin e zogut ta vendosni në qese të veçantë ose, së paku, në raftin e poshtëm.

Gjëja e dytë e rëndësishme, para se të filloni ta zieni apo ta piqni mishin e pulës, mos e lani.

Kur e lani mishin e pulës pikat dhe spërkatja e ujit përreth përhapin baktere të cilat janë shkaktare në shumicën e rasteve të helmimit me ushqim.

Prandaj, kini kujdes në kuzhinë. /Telegrafi/

Në trend Kuzhina

Më shumë
Pogaçet arabe Fataer: Ushqim i shijshëm me djathë dhe kaçkavall!

Pogaçet arabe Fataer: Ushqim i shijshëm me djathë dhe kaçkavall!

Kuzhina e huaj
Frape me hurma dhe banane

Frape me hurma dhe banane

Pije dhe Kokteje
Sulpitja: Qe se si përgatitet kjo ëmbëlsirë e mrekullueshme turke!

Sulpitja: Qe se si përgatitet kjo ëmbëlsirë e mrekullueshme turke!

Desert
Qofte patatesh, receta e thjeshtë dhe e shijshme për iftar me vetëm dy përbërës kryesorë

Qofte patatesh, receta e thjeshtë dhe e shijshme për iftar me vetëm dy përbërës kryesorë

Kuzhina
Makarona me djathë të zier në qumësht: Pastë më të shijshme dhe me krem vështirë se keni ngrënë ndonjëherë!

Makarona me djathë të zier në qumësht: Pastë më të shijshme dhe me krem vështirë se keni ngrënë ndonjëherë!

Oreksndjellëse
Karamel-sutliash i mbushur me krem: Ëmbëlsirë hit që shkrihet në gojën tuaj

Karamel-sutliash i mbushur me krem: Ëmbëlsirë hit që shkrihet në gojën tuaj

Ëmbëlsirë
Kalo në kategori