LAJMI I FUNDIT:

Dy gazetarë francezë u plagosën rëndë në luftimet në Nagorno-Karabakh, vjen reagimi i presidentit Macron

Dy gazetarë francezë u plagosën rëndë në luftimet në Nagorno-Karabakh, vjen reagimi i presidentit Macron

Dy gazetarë francezë që punojnë për të përditshmen franceze Le Monde janë plagosur rëndë në luftimet në rajonin e diskutueshëm të Azerbajxhanit të Nagorno-Karabakut, thanë zyrtarët në 1 tetor.

Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, menjëherë ka ardhur edhe reagim i presidentit Emmanuel Macron.


Ai ka thënë se Ministria e Jashtme Franceze po punonte për të organizuar riatdhesimin e gazetarëve “sa më shpejt të jetë e mundur”.

“Një aeroplan mjekësor është gati të niset. Ne po bëjmë gjithçka për të stabilizuar të plagosurit në vend, para se të lejojmë evakuimin e tyre”, ka thënë Macron ndërsa mbërriti në Bruksel për një samit të Bashkimit Evropian.

Sidoqoftë, ministria e jashtme e rajonit të Nagarag-Karabahut tha se dy gazetarët francezë, në gjendje kritike, ishin operuar nga mjekë vendas dhe do të transportoheshin në kryeqytetin armen, Jerevanin.

Ministria e Jashtme e Armenisë tha se dy reporterët u plagosën rëndë në bombardimet nga forcat Azerbajxhanase në qytetin Martuni. Ministria tha se dy gazetarë armenë u goditën gjithashtu nga bombardimet. /Telegrafi/