LAJMI I FUNDIT:

Dy bullgarë tentojnë të vjedhin bankomatin e një banke në Sarandë (Video)

Dy bullgarë tentojnë të vjedhin bankomatin e një banke në Sarandë (Video)

Policia e Sarandës ka rrestuar dy persona të cilët po tentonin të vidhnin një bankomat të nivelit të dytë.

Njoftimi është marrë nga një telefonatë në qendrën e kontrollit. Efektivët e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe i kanë kapur “me presh në duar” dy grabitësit, të cilët po tentonin të hapnin me trapan bankomatin.


Bëhet fjalë për dy shtetas bullgarë, të cilët kanë tentuar vjedhjen gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

“Rreth orës 06:10, salla operative Sarandë është njoftuar nga qendra e kontrollit të bankomateve të një banke të nivelit të dytë se në lagjen “Nr. 4”, në afërsi të portit Sarandë tek një nga bankomatet e bankës ndodhen dy shtetas me disa sende, vegla pune, në dorë të cilët po tentojnë të vjedhin bankomatin.

Policia pas këtij sinjalizimi ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ku falë reagimit në kohë ka bërë kapjen në flagrancë të dy personave që po tentonin me një trapan dhe disa vegla të ndërhynin tek bankomati për të vjedhur vlerat monetare.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i Mihal. Z., 28 vjeç, banues në Sofje, Bullgari dhe Aleksander. D., 46 vjeç, banues në Sofje, Bullgari. Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori