LAJMI I FUNDIT:

Dy aksione për dhurimin e gjakut në Kërçovë

Dy aksione për dhurimin e gjakut në Kërçovë

Gjithsej 93 njësi gjak u mblodhën në dy aksione për dhurimin e gjakut që janë realizuar gjatë dy ditëve të kaluara nga Organizata komunale e Kryqit të kuq të Këçovës në stacionin policor dhe kazermën “Çede Filipovski-Dame”.

Nga Organizata komunale e Kryqit të kuq vlerësojnë se nëse vazhdon kjo dinamikë e dhurimit të gjakut, atëherë mund të pritet tejkalimi i numrit të vitit të kaluar.


“Sipas analizave dhe përvojave të deritanishme, vlerësojmë se nëse vazhdojmë në këtë mënyrë, atëherë mund të pritet që për 10 për qind të tejkalohet numri i vitit të kaluar. Nga vitet e kaluara dimë se në çerekun e katërt të vitit, numri i dhuruesve të gjakut është gjithmonë në rritje”, kumtuan nga Organizata komunale e Kryqit të kuq të Kërçovës./Telegrafi/