LAJMI I FUNDIT:

Dy adoleshentë janë arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar në lidhje me pengmarrjen në Teksas

Dy adoleshentë janë arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar në lidhje me pengmarrjen në Teksas

Personi që mbajti peng katër persona në një sinagogë në Teksas, u identifikua nga autoritetet amerikane si shtetas britanik të dielën, ndërsa policia e Mbretërisë së Bashkuar më vonë arrestoi dy adoleshentë për një sulm që presidenti Joe Biden e quajti një “akt terrori”.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, rrëmbyesi, i cili vdiq në rrethimin 10-orësh në qytetin e vogël Colleyville të shtunën, u emërua nga FBI si 44-vjeçari Malik Faisal Akram.


Disa orë më vonë, policia kundër terrorizmit e Britanisë arrestoi dy persona dhe po i merrte në pyetje në lidhje me incidentin.

“Dy adoleshentë u arrestuan në Mançesterin Jugor këtë mbrëmje. Ata mbeten në paraburgim”, ka bërë të ditur Policia e Mançesterit në një deklaratë.

Zyra në terren e FBI-së në Dallas kishte thënë më herët se nuk kishte “asnjë indikacion” se dikush tjetër ishte i përfshirë në sulmin në sinagogën e Kongregacionit Beth Israel.

Katër pengjet – duke përfshirë një rabin të respektuar vendas, Charlie Cytron-Walker – u liruan të gjithë të palënduar natën e së shtunës, duke nxitur reagim në Shtetet e Bashkuara, ku komuniteti hebre dhe Biden rinovuan thirrjet për të luftuar antisemitizmin.

Publikohen pamjet kur dy pengje dolën me vrap nga sinagoga në Teksas dhe pengmarrësi duke i ndjekur me armë – bëhet i ditur emri i tij
Lexo po ashtu Publikohen pamjet kur dy pengje dolën me vrap nga sinagoga në Teksas dhe pengmarrësi duke i ndjekur me armë – bëhet i ditur emri i tij

Një burrë që e identifikonte veten si vëllai i Akram Gulbar tha në një postim në Facebook se i dyshuari kishte vuajtur nga probleme të shëndetit mendor.

“Dëshirojmë të themi se ne si familje nuk falim asnjë nga veprimet e tij dhe dëshirojmë të kërkojmë falje sinqerisht me gjithë zemër për të gjitha viktimat e përfshira në incidentin fatkeq”, tha Gulbar në një postim në një faqe të komunitetit mysliman në Facebook në Blackburn, në Anglinë veriperëndimore – nga ku policia britanike tha se ishte nga Akram.

Gulbar shtoi se ai kishte qenë në kontakt me zbatimin e ligjit në Teksas dhe se familja e tij shpresonte ta kthente trupin e Akramit në Britani për një funeral.

Biden nuk pranoi të spekulonte mbi motivin, por dukej se konfirmoi raportet se pengmarrësi po kërkonte lirimin e terroristes së dënuar Aafia Siddiqui, një neuroshkencëtare pakistaneze e njohur si “Zonja Al-Kaeda”.

Ministrja e Jashtme e Britanisë, Liz Truss, e dënoi gjithashtu të dielën marrjen e pengjeve si një “akt terrorizmi dhe antisemitizmi”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori