Britaniku që u qëllua për vdekje pasi mori peng katër persona brenda një sinagoge në Teksas, është identifikuar si një 44-vjeçar nga Blackburn.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Malik Faisal Akram u qëllua për vdekje pas një përplasjeje me oficerët e inteligjencës amerikane në Kongregacionin Beth Israel në Colleyville, Teksas të shtunën.
Akram, i cili thuhet se ishte i armatosur me ‘çanta shpine me eksploziv’, kishte kërkuar lirimin e terroristes së dënuar pakistaneze Aafia Siddiqu – e njohur si Zonja Al Kaeda – e cila sipas policisë referohej si motra e tij.
Ai i mbajti pengjet, duke përfshirë rabinin Charlie Cytron-Walker, të bllokuar brenda Kongregacionit Beth Israel në Colleyville, afërsisht 27 milje nga Dallas, për rreth 10 orë përpara se të qëllohej për vdekje.
Të gjithë pengjet u raportuan më pas të lirë dhe të sigurt.
Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss shkroi në Twitter për të dënuar “aktin e tmerrshëm të terrorizmit dhe antisemitizmit në Teksas”.
Zonja Truss shtoi: “Ne qëndrojmë me SHBA-në në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve tanë kundër atyre që përhapin urrejtje”.
Agjenti special i FBI-së, Matthew DeSarno, konfirmoi se Akram ishte një shtetas britanik dhe se “për momentin nuk ka asnjë tregues se individë të tjerë janë të përfshirë” në një deklaratë të lëshuar për media të dielën pasdite.
Ai tha se Ekipi i Shqyrtimit të Incidentit të të shtënave të FBI do të kryente një ‘hetim të plotë, faktik dhe objektiv’.
Hostage taker runs after the hostages, and goes back inside. Shortly after, police storm https://t.co/E6ekwu4nSX
— Amichai Stein (@AmichaiStein1) January 16, 2022
Këto detaje vijnë pasi pamjet dramatike të transmetimit të drejtpërdrejtë zbuluan momentin kur dy pengje dolën me vrap nga tempulli.
Akram mund të shihet duke dalë nga dera ndërsa i ndjek me armë, përpara se të tërhiqet shpejt brenda dhe të mbyllë derën pasi dalloi ekipin SWAT aty pranë.
Dhjetëra agjentë më pas shkelin sinagogën pasi dëgjohen të shtëna armësh.
Një zëdhënës i Zyrës së Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit tha të dielën: “Ne jemi në dijeni për vdekjen e një britaniku në Teksas dhe jemi në kontakt me autoritetet lokale”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Zana Spahiu dorëhiqet nga ushtruesja detyrës së drejtoreshës në RTK
Liverpooli po i transferon dy yjet e rivalit nga Liga Premier për 100 milionë euro
Ripërserit Daçiq: Është i pamundur ekstradimi i Radoiçiqit, Serbia nuk e njeh Kosovën
I kërkuar nga Real Madridi: Trent Alexander-Arnold ka vendosur për të ardhmen e tij
Trump: Nëse iranianët më vrasin, Amerika dua që ta zhduk Iranin
Kur do të kthehet trupi i Faton Hajrizit, flet Ivica Daçiq