LAJMI I FUNDIT:

Durmshi: Mbi 20 kontrata kanë qenë të bllokuara, tani pothuajse në të gjitha po zhvillohen punimet pa probleme

Durmshi: Mbi 20 kontrata kanë qenë të bllokuara, tani pothuajse në të gjitha po zhvillohen punimet pa probleme

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka thënë se mbi 20 kontrata kanë qenë të bllokuara dhe për më shumë se një vit dhe nuk ka pasur asnjë aktivitet në teren, ndërsa tani pothuajse në të gjitha po zhvillohen punimet pa probleme.

Durmishi ka thënë se këto zhvillime i ka parë nga afër në komunat e Prizrenit dhe Dragashit.


“Rruga Zhur – Dragash ndahet në dy segmente. Segmenti i parë i ka 10.100 km, me gjerësi prej 9.0 m. Kurse segmenti i dytë ka gjatësi 10.900 km dhe gjerësi 6.0 m. Poashtu vizitova edhe punimet në rrugën Tyrbe e Pllavës – Zaplluzhë e cila ka gjatësi 12.175 km dhe gjerësi 6.0 m. Më pastaj vizituam rrugën Dragash – Brod e cila ka gjatësi prej 11.622 km e gjerësi 5.0 m.
Kjo zonë është e mrekullueshme andaj ka nevojë për investime”, ka shkruar ai.

Durmishi ka thënë tutje se në të ardhmen e afërt kjo pjesë e bjeshkëve të Sharrit do të jetë ndër zonat më turistike në Kosovë e rajon.

“Ka ide e plane nga Qeveria për investime të hovshme në turizëm veror e dimëror andaj infrastruktura po i paraprin investimeve”. /Telegrafi/