LAJMI I FUNDIT:

Durmishi me një video-adresim kritikon Prokurorinë Speciale: Çfarë duhet t’i ofrojmë tjetër që të veproj

Durmishi me një video-adresim kritikon Prokurorinë Speciale: Çfarë duhet t’i ofrojmë tjetër që të veproj

Pasi Prokuroria Speciale e hodhi poshtë kallëzimin penal për keqpërdorime të mundshme gjatë shpronësimeve për rrugën Kijevë-Zahaq, kanë vazhduar reagimet e ndryshme nga zyrtarë qeveritarë.

Së fundmi zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi përmes një video adresimi ka akuzuar këtë institucion të drejtësisë për neglizhencë.


Durmishi ka thënë se ka 2 vite e 50 ditë që kur nuk ka veprim nga Prokuroria Speciale për lëndën e mirëmbajtjes së urave.

”Ishin zotuar 500 mijë euro për këtë tender dhe në fund kontrata përfundon me 5 milion e 300 mijë euro. Pra rritja nuk është 10% e as 30% por mbi 1000%. Në këtë dosje të dorëzuar ka shkelje flagrante të ligjit por çuditërisht nuk ka asnjë veprim të prokurorisë speciale“.

”Në kontratën e mirëmbajtjes së autostradës në të kaluarën pozicioni i inspektimit ditor paguhej 25 mijë euro në muaj ose 900 mijë euro për tre vite. Pra një përson që lëvizte me një automjet Pick-up nëpër autostradë që të shihte ku kishte nevojë për të intervenuar paguhej 900 mijë euro për tre vite“.

”Në kontratë e re që është tash i kemi hequr pozicionet e duplifiluara dhe nuk kemi lejuar çmime jonormalisht të ulëta ose jonormalisht të larta. Me kontratën e re pozicioni i inspektimit të rrugës paguhet 1000 euro në muaj ose 36 mijë euro për tre vite. . Në të kaluarën ky pozicion paguhej për 25 herë më shtrenjtë se sa paguhet sot.  Çfarë duhet t’i ofrojmë tjetër prokurorisë që të veproj?“, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori