LAJMI I FUNDIT:

Durmishi del me sqarim: Aksidenti me fatalitet në Vushtrri ndodhi në pjesën e rrugës ku ka qenë i ndaluar komunikacioni

Durmishi del me sqarim: Aksidenti me fatalitet në Vushtrri ndodhi në pjesën e rrugës ku ka qenë i ndaluar komunikacioni

Një 21 vjeçar ka ndërruar jetë të enjten si pasojë e një aksidenti që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Pestovë të Vushtrrisë.

Për këtë aksident ka reaguar edhe zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Pasi ka ngushëlluar familjarët me rastin e humbjes së jetës së 21-vjeçari, Durmishi ka deklaruar se në projektin e rrugës Milloshevë – Mitrovicë përveç kontraktorit është angazhuar edhe një kompani konsulente e cila bënë mbikqyrjen e punimeve dhe kujdesen për mbarëvajtjen e punimeve dhe për sigurinë në punishte.


Ai ka sqaruar se aksidenti ka ndodhur në një zonë të ndalur për qarkullim të veturave.

“Menjëherë pas rastit kemi kërkuar një raport nga punëkryesi dhe kompania mbikqyrëse. Në bazë të këtij raporti konstatohet se në rrugë egziston sinjalistika e nevojshme dhe aksidenti ka ndodhur në pjesën e rrugës ku ka qenë i ndaluar komunikacioni”, ka sqaruar Durmishi.

“Megjithatë, me rastin po merret policia e Kosovës dhe po presim raportin zyrtar të tyre. Me këtë rast ftojmë policinë e Kosovës dhe institucioneve të drejtësisë që ta trajtojnë rastin me prioritet që sa më parë të zbardhen arsyet e aksidentit”, vijon njoftimi i zëvendësministrit.

Durimishi ka ftuar pjesëmarrësit në komunikacion që të lëvizin me kujdes në vendet ku zhvillohen punimet dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe sinjalistikën në vendëpunishte./Telegrafi/