LAJMI I FUNDIT:

Durim Limaj: Për bizneset që nuk vendosin flamujt e origjinës së produkteve, nuk do të ketë tolerime (Video)

Durim Limaj: Për bizneset që nuk vendosin flamujt e origjinës së produkteve, nuk do të ketë tolerime (Video)

Shefi i Kabinetit i ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Durim Limaj ka thënë se bizneset do të dënohen me gjoba nëse nuk respektojnë vendosjen e flamujve në anën e majtë të çmimit të produktit siç e parasheh ligji.

Limaj në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini ka thënë, se neni për flamujt ka hyrë në fuqi nga muaji dhjetor, por bizneseve u është dhënë një mundësi që deri në fund të janarit të bëjnë vendosjen e flamujve.


“Kemi pas ankesa të ndryshme nga bizneset gjatë konsultave të ndryshme për shkak të ligjit për flamujt e produkteve. Iu kemi dhënë mundësi që deri në fund të janarit të bëjnë vendosjen e flamujve”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Shefi i Kabinetit i ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, ka thënë se inspektime ka pasur edhe gjatë janarit por masa ndëshkuese nuk janë marrë.

“Nga janari e këndej, çdo inspektim që do të bëhet në supermarkete, për vendosjen e flamujve, etiketave dhe nëse kanë produkte të kontrabanduara do të pasoj më gjoba. Deri tash kemi bërë disa gjoba në këtë drejtim”.

Limaj ka thënë se deri më tash në masë të madhe është duke u respektuar ky udhëzim administrativ.

Murati: Gjashtë muaj pas taksës, raftet e marketeve nuk mund të mbahen me produkte serbe nga stoqet (Video)
Lexo po ashtu Murati: Gjashtë muaj pas taksës, raftet e marketeve nuk mund të mbahen me produkte serbe nga stoqet (Video)

“Dënimi ndodh kur, shembull, komplet rafti nuk ka asnjë flamur e aty ka produkte të shtetit të caktuar”, tha Limaj.

Ai shtoi tutje se është duke u përgatitur një ligj, që produktet vendore do të duhet të vendosen në një pozicion të caktuar në supermarkete./Telegrafi/