LAJMI I FUNDIT:

Dumoshi: Leze Qena ka merituar një përcjellje dinjitoze, do të kujdesemi për gjithçka pasi të mbarojë coronavirusi

Dumoshi: Leze Qena ka merituar një përcjellje dinjitoze, do të kujdesemi për gjithçka pasi të mbarojë coronavirusi
Vlora Dumoshi (Foto: Telegrafi)

Mëngjesin e datës 25 mars, është ndarë nga jeta aktorja e mirënjohur kosovare, Leze Qena.

Ngushëllime për humbjen e saj kanë shprehur figura të shumta nga arti, politika dhe sporti.


Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, gjatë ditës së mërkurë bëri homazhe para Teatrit Kombëtar të Kosovës, atje ku ishte vendosur posti i madh i tashmë të ndjerës, aktores Leze Qena.

Qytetarët nderojnë figurën e Leze Qenës para TKK-së (Foto: Telegrafi)

Në një prononcim për media para teatrit, Dumoshi çmoi lart figurën e të ndjerës, duke i shprehur njëherësh ngushëllime të gjithë komuniteti artistik në vend.

“Sot në mëngjes e morëm një lajm mjaft të hidhur, ku sot vdiq e madhja Leze Qena, e cila për ne është një humbje e madhe. Por gjithmonë do të mbetet një ikonë, një grua e fortë, një vajzë e cila i theu të gjitha tabutë, dhe u ngjit në skenë, në teatër, në film, por edhe në pjesën e komikës, pra të humorit. Është humbje e madhe, dhe me këtë rast të gjithë komunitetin kulturor e ngushëlloj, kolegët e saj por edhe gjithë qytetarët e Kosovës”, ka thënë Vlora Dumoshi.

Tutje, Ministrja e Kulturës tha se gjendja e shkaktuar pas përhapjes së virusit COVID-19 pamundësoi përcjelljen e saj në një mënyrë më dinjitoze, ashtu siç bagazhi i saj artistik e meriton, por që sido që të jetë, MKRS do të kujdeset që një mbledhje komemorative të organizohet pasi gjendja të përmirësohet.

“Na vjen keq që kjo gjendje ndodhi, dhe urojmë që të dalim sa ma mirë me këtë situatë me virusin, të kemi sa më pak njerëz të infektuar. Por Leze Qena ka merituar një përcjellje dinjitoze edhe ashtu siç ajo neve na ka dhuruar gjatë tërë jetës dashuri, qoftë në kohët më të këqija në vitet 90’. Ajo me humorin e saj na ka mbajtur edhe shpirtërisht në atë kohë të vështirë. Gjithsesi, pasi që të kalojë coronavirusi ne do të organizohemi dhe do të mbajmë një mbledhje komemorative ose diçka tjetër”, ka deklaruar tutje Dumoshi.

Vlora Dumoshi (Foto: Telegrafi)

Aktorja Leze Qena u largua nga kjo jetë me amanetin e saj të fundit, për t’u varrosur në vendlindjen e saj, në Prizren. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori