LAJMI I FUNDIT:

Dukja që mund ta ketë Porsche 911 po që se i vendoset motori në mes (Foto)

Dukja që mund ta ketë Porsche 911 po që se i vendoset motori në mes (Foto)

Inspiruar nga Porsche Taycan, tërësisht elektrik

Prej se është lansuar për herë të parë më 1960, modeli 911 e ka pasur motorin pas, ndërsa gjenerata e re që njihet si 922 nuk do të bëjë dallim në këtë aspekt, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, kjo nuk do të thotë se nuk do të ndodhë kurrë. “Asgjë nuk ka të re për momentin, por nuk përjashtohet mundësia” ka thënë Andreas Preuninger, shef i zhvillimit në Porsche, kur është pyetur për këtë aspekt.

Vetëm se nuk është shprehur shumë i entuziazmuar për vendosjen e motorit në mes, meqë konsideron se ‘nuk do të sjellë ndonjë zhvillim madhor’.

Kjo e ka inspiruar artistin, Rain Prisk që ta ilustrojë një modelin 911, të tregoi dukjen që mund ta ketë sikur e ka të vendosur motorin në mes.

Madje, makina që ngjanë më së shumti me Taycan që është tërësisht elektrik, e ka edhe një krah gjigant në fund, që i japë edhe më shumë stil sportiv. /Telegrafi/