Këngëtarja e njohur Ledina Çelo e ka nisur në moshë shumë të re karrierën e saj muzikore.

Ajo numëron hite të shumta në karrierën e saj, gjersa shquhet për potencën vokale dhe interpretimet e fuqishme.


ledinacelo 12 5 2018 9 2 9 706

Ajo është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, këngëtarja është bërë nostalgjike, duke publikuar një fotografi të realizuar në vitin 1997.

Ishte koha kur Ledina bashkë me Sabri Fejzullahun këndonin këngën e famshme "Ma ke prish gjumin e natës" në Festivalin e RTSH-së.

Një vajzë e re me flokë kaçurrela dhe shikim të mbrehtë, ishe imazhi i këngëtares shumë të dashur për publikun.

Kjo fotografi vërteton se Ledina ka qenë edhe atëherë shumë e bukur, dhe e tillë ka mbetur ndër vite, duke mos iu nënshtruar asnjë ndërhyrjeje estetike. /Telegrafi/

ledinacelo 12 5 2018 9 5 27 746