LAJMI I FUNDIT:

‘Duke shpëtuar nipërit, motra më iku nga dora’ (Video)

‘Duke shpëtuar nipërit, motra më iku nga dora’ (Video)

Në familjen e Zemrijta dhe Endrit Sinanit 7 vjeçar është hapur e pame. Familjar, miq, vinin për të ngushëlluar Agronin, babanë dhe bashkëshortin i cili humbi më të dashurit e tij në vërshimet në Hasanbeg.

Agroni nuk mund të nxirrte asnjë fjalë, por lotët e gjyshit të Endritit tregonin gjithçka.


Një fjalë e përsëriste në çdo fjali të thënë, “po më digjet shpirti, nipi ma ka djeg shpirtin”

Këto fjalë më bënin të heshtë edhe un edhe gjithë dashamirët e ardhur për ngushëllime në tentim për të mbajtur lotët.

Gjyshi Shabi pajtohej me vullnetin e Zotit por nuk arrinte të durojë pa qarë sa herë që përmendte emrin e nipit të cilit ende nuk ia ka parë as kufomën pasi uji e kishte marrë dhe dërguar në vend të panjohur ndërsa ekipet e shpëtimit e kishin dërguar menjëherë në morgun e Butelit, njofton Tv Shenja.

Endriti dhe nëna e tij Zemrijeta kishin pësuar teksa po ktheheshin nga fshati i lindjes së Zemrijetës me makinë të cilën e kishte vozitur vëllai i saj Dauti. Atë e vret fakti që nuk ka arritur ta shpëtojë motrën dhe nipin por në tentativë për të shpëtuar dy fëmijët e tjerë të motrës, Rinorin 4 vjeçar dhe Qefserin 9 muajshe, i kishin ikur nga dora Zemrija dhe Endriti. Ai pëshkruan momentin kur era e fortë dhe uji e kishin përplasur makinën e cila ishte stërmbushur me ujë. Thirrja e fundit e Zemrijetës ka qenë, vëlla ndihmom. Shtëpinë e Endritit të vogël e lamë të mbërthyer nga emocionet. Ndërsa familjarët e habitur në pritje të kufomës së tij e cila së bashku me nënën sot do të dërgohet në banimin e përjetshëm. /Telegrafi/