LAJMI I FUNDIT:

Duke i ngrënë këto ushqime për mëngjes, do të ndiheni të ngopur më gjatë

Duke i ngrënë këto ushqime për mëngjes, do të ndiheni të ngopur më gjatë
(Foto: Pexels)

Shumë njerëz nuk kanë kohë për rostiçeri, ndaj është e rëndësishme që mëngjesi i tyre të jetë i bollshëm dhe i plotë. Prandaj nuk është keq të dini se cilat janë ushqimet më të mira për vaktin e parë të ditës.

Mëngjesi është një vakt i rëndësishëm, sepse në atë kohë trupi ynë i shpërndan proteinat më së miri dhe duke qenë se trupi kalon një agjërim natyral gjatë natës derisa flemë, është thelbësore që organizmi nga një gjendje urie të jetë i ngopur brenda një ore pas zgjimit.


Vezët

Një studim nga Internal Journal of Obesity zbuloi se njerëzit që hanin vezë për mëngjes ndiheshin më të ngopur dhe më të kënaqur, dhe kështu hanin më pak për drekë. Kjo për shkak se vezët janë të pasura me proteina.

Ushqimet që duhet shmangur në mëngjes nëse jeni në prag të diabetit
Lexo po ashtu Ushqimet që duhet shmangur në mëngjes nëse jeni në prag të diabetit

Tërshëra

Hulumtimet nga International Journal of Food Science and Nutrition thonë se një mëngjes me karbohidrate komplekse mund të ndihmojë me ndjenjën e ngopjes. Tërshëra njihet për faktin se ka fibra të tretshme dhe të patretshme dhe një sasi të madhe proteinash.

Puding me fara Chia

Një vakt shumë i njohur është i ashtuquajturi puding i farave chia. Para konsumimit, farat duhet t’i njomni në kos ose qumësht gjatë gjithë natës. Në mëngjes, do të merrni një përzierje më të trashë, në të cilën mund t’i shtoni frutat tuaja të preferuara. Kur farat chia fryhen, formojnë një masë të ngjashme me xhel dhe ofrojnë një ndjenjë të madhe ngopjeje.

Gjalpë arrash

Gjalpi i arrave është një burim i shkëlqyer i proteinave dhe yndyrave që do t’ju japin shumë energji. Mënyra më e mirë për ta konsumuar është ta kombinoni me fruta ose ta shtoni në një ‘smoothie’.

Koha më e mirë për të ngrënë vaktin më të madh të ditës kur përpiqeni të humbni peshë
Lexo po ashtu Koha më e mirë për të ngrënë vaktin më të madh të ditës kur përpiqeni të humbni peshë

Bananet

Bananet janë një burim i shkëlqyer i karbohidrateve të shëndetshme që shpejt do t’i japin trurit tuaj energjinë që i nevojitet për të filluar të mendojë dhe të marrë vendime për ditën. Ky frut kombinohet më së miri me disa burime proteinash.

Bukë e thekur me drithëra të mbirë

Buka me kokrra të mbira në kombinim me vezët japin një ndjenjë të mirë ngopjeje. Drithërat e mbirë kanë një indeks glikemik më të ulët, që do të thotë se kthehen në sheqer në gjak më shpejt se llojet e tjera të bukës, gjë që siguron një furnizim më të qëndrueshëm të energjisë dhe ngopjes. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori